top of page
kosova.jpg

Mirë se vini

Biografija dhe veprat e autorit Shqiptar, Tahir Jaha

AUTORI

tahir_jaha_206.jpg

Krahas punës shoqërore e bamirëse, Tahir Jaha, merret edhe me krijimtari letrare si disiplinë të komunikimit me lexuesin. Temat e shtjellimit letrar ishin bashkëkohëse të jetës së tij. Shkroi veprat e veta në tri gjini letrare: në poezi, prozë dhe dramë, ku e paraqiti jetën nga pikëvështrimi i vet bamirës. Portretoi letrarisht jetën e mesit tonë duke bartur në letër ndjenjat dhe duke trajtuar ato me një qasje origjinale. Kryefjala e veprave të Tahir Jahës është empatia ndaj njeriut, dmth.,kur njeriu e ndjen atë që e mundon tjetrin. Ndjenjën e empatisë e kishte thithur nga gjiri i nënës së vet,që është tipari më i mirë cilësisë së njeriut,që lidhet me bamirësinë si burim i ndjeshmërisë ndaj tjetrit dhe i altruizmit dhe devotshmërisë. Mësimet e para gojore i mori nga babai i tij që i mishëroi më vonë në praktikën jetësore,për dashurinë e nënës,për krenarinë e babait,i prirur kah liria dhe pavarësia kombëtare,duke nxituar,siç thoshte Tahir Jaha: ”ngutu, ngadalë”.

bottom of page